Analiza

Shitjet e kompjuterëve çuditërisht po rriten

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Tetor 2019
0
Tërë këto rrethana kanë shkaktuar probleme me zinxhirin e prodhimit. Megjithatë firma analitike Gartner jep një tjetër panoramë për këtë industri e cila u rrit me 1.1% në tre mujorin e tretë të 2019-ës. Shitjet e kompjuterëve çuditërisht po rriten

Ka qenë një vit sfidues për prodhuesit e kompjuterëve personalë me konkurrencën në rritje nga industria mobile dhe lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës.

Tërë këto rrethana kanë shkaktuar probleme me zinxhirin e prodhimit. Megjithatë firma analitike Gartner jep një tjetër panoramë për këtë industri e cila u rrit me 1.1% në tre mujorin e tretë të 2019-ës.

Një total prej 68 milionë njësish janë shitur krahasuar me 67% një vit më parë. Lenovo ishte prodhuesi më i madh në botë ndjekur nga HP dhe Dell. Apple, Acer dhe Asus janë markat e tjera me më pak se 10% të tregut.

Shitjet e disa kompanive u rritën krahasuar me një vit më parë. Lenovo, HP, Dell dhe Acer treguan të gjithë trendë pozitive. Të tjerët si Apple dhe Asus ranë.

Një sfidë e madhe për prodhuesit e kompjuterët mbetet sasia e pakët e procesorëve në dispozicion nga Intel por prodhuesit e tjerë si AMD dhe Qualcomm kanë mbushur hendekun.

Çmimet e ulëta të RAM dhe SSD kanë ndihmuar industrinë të lulëzojë së bashku me ciklet e shpeshta të përditësimeve në Windows 10.

“As mungesa e procesorëve Intel e as lufta tregtare SHBA-Kinë nuk ka ndihmuar në shitjet e kompjuterëve në tre mujorin e tretë të 2019-ës,” shprehej analisti i Gartner Mikako Kitagawa. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xiaomi prezantoi një klon të Apple Watch dhe me gjysmën e çmimit

Lajmet e fundit>