Biznes

Shitjet e kompjuterëve në nivelet e vitit 2000

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Prill 2021
Gartner nuk përfshin Chromebook në këtë statistika të cilët janë kompjuter jo të shtrenjtë që funksionojnë me sistemin operativ të Google popullor në shkolla. Shitjet e kompjuterëve në nivelet e vitit 2000

Shumë njerëz dhe biznese ende po blejnë kompjuterë duke zgjeruar boomin i cili filloi vitin e kaluar gjatë pandemisë së Covid-19 ku njerëzit po punon ose mësonin nga shtëpia.

Shitjet e kompjuterëve u rritën me 32% në tre mujorin e parë të 2021 nga e njëjta periudhe në 2020-ën sipas përllogaritejeve të Gartner. Firma hulumtuese tha se është rritja më e madhe që prej vitit 2000 dhe përllogariti se gjatë tre muajve të fundit janë shitur 69.9 milionë laptopë dhe desktopë.

Në të vërtetë shitjet e kompjuterëve ranë ndjeshëm në ditët e para të pandemisë përpara se të fillonin rritjen. Sipas Gartner shitjet janë gjithashtu më të lartat që prej 2015-ës ku gjatë një tre mujorin ishin blerë 71.7 milionë kompjuterë.

Gartner nuk përfshin Chromebook në këtë statistika të cilët janë kompjuter jo të shtrenjtë që funksionojnë me sistemin operativ të Google popullor në shkolla.

“Besojmë se kërkesa për kompjuterë në gjysmën e parë të këtij viti do të jetë e fuqishme. Pyetja është si do të vijojë në gjysmën e dytë,” tha Gartner. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple prezanton iOS 14, frymëzohet prej Android

Tags >

Gartner