Analiza

Shitjet e kompjuterëve personalë vijojnë në pikiatë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Prill 2019
0
Gara e egër është mes Lenovo dhe HP me 13.1 dhe 12.8 milionë njësi të shitura ndjekur nga Dell me 9.9 milionë. Apple vjen në vendin e katërt të largët me 3.9 milionë kompjuter të shitur. Shitjet e kompjuterëve personalë vijojnë në pikiatë

Tregu i kompjuterave personale është ende në rënie sipas dy firmave më në zë analitike Gartner dhe IDC.

Të dy firmat kanë arritur në përfundimin se në tre mujorin e parë të 2019-ës janë shitur 58.5 milionë kompjuterë. Gjithashtu të dy thonë se shitjet kanë rënë globalisht krahasuar me një vit më parë.

Pas gjashtë tre mujorësh në rënie, 2018-ta solli një tre mujor të dytë premtues por një tre mujor të katër negativ.

Analistët e Gartner dhe IDC thanë se mungesa e njësive procesorike ishte një prej arsyeve kryesore për tre mujorin negativ të fundit të 2018-ës.

Sipas Gartner, shitjet ranë me 4.6% në 58.5 milionë njësi në tre mujorin e parë të 2018-ës. Gjashtë prodhuesit e parë sipas kompanisë ishin Lenovo, HP, Dell, Apple, Asus dhe Acer.

Gara e egër është mes Lenovo dhe HP me 13.1 dhe 12.8 milionë njësi të shitura ndjekur nga Dell me 9.9 milionë. Apple vjen në vendin e katërt të largët me 3.9 milionë kompjuter të shitur.

Sipas IDC shitjet ranë me 3% në 58.5 milionë njësi gjatë tre mujorit të parë të 2019-ës. Pesë të parët ishin HP, Lenovo, Dell, Apple dhe Acer.

IDC vendos HP në vendin e parë dhe Lenovo në vendin e dytë me 13.5 milionë dhe 13.4 milionë njësi respektivisht. Përsëri në vendin e tretë vjen Dell me 10.3 milionë njësi të shitura. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  HP përditëson laptopin e lojërave Omen 15

Lajmet e fundit>