Biznes

Shitjet e muzikës dixhitale pësojnë rënie për herë të parë që prej hapjes së iTunes Store

Publikuar , 06 Janar 2014
0
Shitjet e muzikës dixhitale pësojnë rënie për herë të parë që prej hapjes së iTunes Store

Sipas Billboard, gjatë vitit 2013, shitjet e këngëve dhe albumeve dixhitale pësuan rënie për herë të parë pas 10 vjetësh.

Në fakt, shitjet e këngëve dixhitale u reduktuan nga 1.34 miliard njësi në vitin 2012 në 1.26 miliard njësi në vitin 2013, një rënie prej afërsisht 6%. Ndërkohë, shitjet e albumeve pësuan një rënie prej 0.1% krahasuar me vitin e kaluar. Gjithësesi analistët kishin parashikuar që këto shitje do të rriteshin si rezultat i performancës së shkëlqyer së albumeve gjatë gjysmës së parë të vitit 2013.

Shumë ekzekutivë të industrisë kanë cilësuar si shkaktar të këtij reduktimi popullaritetin në rritje të shërbimeve të tilla si Spotify, iTunes Radio, Pandora dhe Rdio që lehtësojnë transmetimin e muzikës për ata që përdorin pajisjet mobile si smartfonë dhe tabletë. Megjithatë, ka të ngjarë që të ardhurat e gjeneruara nga nga këto shërbime të kompesojnë disi reduktimin në shitjet e muzikës dixhitale.

Përsa i përket disqeve fizike, mund të themi se reduktimi i tyre është gjithnjë edhe më i thellë, pothuajse 14.5% rënie nga viti në vit që do të thotë rreth 30 milion njësi më pak. Në fakt, në qoftë se marrim shitjet totale të muzikës, shitjet dixhitale përbëjnë rreth 40% ndërsa shitjet e disqeve përbëjnë rreth 57%.

Albumi më i shitur muzikor i vitit 2013 ka qenë ai i Justin Timberlake me titull “The 20/20 Experience” me 2.4 milion njësi, ndërsa kënga më e shitur ka qenë “Blurred Lines” e Robert Thicke me 6.5 milion njësi.

Përsa i përket pjesës së tregut që zotërojnë ofruesit e albumeve, është vënë re se dyqanet dixhitale si iTunes dhe Rhapsody përbëjnë rreth 40% të shitjeve totale, dyqanet fizike si Walmart dhe Target përbënin 27% të tregut, ndërsa Best Buy ka qenë përgjegjës për 13.5% të shitjeve totale. Amazon ka mundur të zotërojë 12.6% të shitjeve totale të albumeve në SHBA. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kompjuteri dhe ekrani i Apple që kushtojnë së bashku 11,000 dollarë dalin në shitje

itunes-radio-hands-on-purchase-970x0