Biznes

Shitjet e Nintendo Switch goditen nga kriza e çipeve

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Nëntor 2021
Edhe konsolat e gjeneratës së re Xbox Series X dhe PlayStation 5 janë goditur nga kriza e çipeve si rezultat i pandemisë. Shitjet e Nintendo Switch goditen nga kriza e çipeve

Nintendo ka ulur parashikimet e shitjeve të konsolave Switch me 1.5 milionë njësi. Shkak është bërë kriza e çipeve dhe Nintendo parashikon shitje vjetore prej 24 milionë njësi dhe jo 25.5 milionë siç synonte.

Edhe konsolat e gjeneratës së re Xbox Series X dhe PlayStation 5 janë goditur nga kriza e çipeve si rezultat i pandemisë.

Por nuk janë vetëm prodhuesit e konsolave që po hasin vështirësi të mëdha. Apple ju tha investitorëve se në tre muajt e fundit përmbyllur në Shtator kishte humbur 6 miliardë dollarë shitje për shkak të krizës.

Nintendo nga ana tjetër tha se do të shite 10 milionë lojëra më shumë sesa kishte menduar duke e shkuar në një total prej 200 milionë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjenerata e katërt e orëve inteligjente të Samsung një fillim i ri