Biznes

Shitjet e Nokia Lumia-s arrijnë një shifër rekord gjatë tremujorit të tretë

Publikuar , 22 Tetor 2013
0
Shitjet e Nokia Lumia-s arrijnë një shifër rekord gjatë tremujorit të tretë

Lumia 625Pak ditë para lançimit të pajisjeve të reja të Nokia-s në eventin Nokia World në Abu Dhabi, Wall Street Journal ka raportuar se gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, shitjet e linjës së smartfonëve Lumia kanë arritur një shifër rekord prej të paktën 8 milion njësi.

Shitjet kanë pësuar rritje duke marrë parasysh se në tremujorin e dytë të këtij viti numri i pajisjeve Nokia Lumia të shitura ka qenë 7.4 milion, ndërsa në qoftë se do e krahasonim me shitjet të një viti më parë mund të themi se volumi i tyre është dyfishuar.

Kjo shifër premtuese, ende jo e konfirmuar nga vetë kompania, mbështet edhe rezultatin e një studimi të realizuar së fundmi që vlerësoi se Windows Phone zotëron rreth 8.2% të shitjeve të smartfonëve në 5 tregjet më të rëndësishme Europiane në periudhën midis muajve maj dhe korrik.

Nokia aktualisht qëndron në vend të tretë pas iOS dhe Android, por të dhënat tregojnë se kompania po përpiqet të konsolidojë gjithnjë e më tepër pozicionin e vet. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  AMD dhe Samsung bashkëpunojnë për të sjellë teknologjinë grafike Radeon tek smartfonët

Lajmet e fundit>