Harduer

Shitjet e Nokia N900 nën 100.000 njësi

Publikuar , 28 Maj 2010
0
Shitjet e Nokia N900 nën 100.000 njësi

Pajisja e ngjashme me një Tablet, që përmban një tastierë rrëshqitëse dhe ekran të ndjeshëm në prekje, ka gjetur përkrahje në mesin e specialistëve të teknologjisë më të fundit por ka dështuar të tërheqë një audiencë më të gjerë.

Një zëdhënës i Nokia-së,  ka hedhur poshtë komentet në lidhje me shifrat e shitjes, duket thënë se shitjet kanë tejkaluar parashikimet.

Nokia nuk ka qenë në gjendje të vendos një konkurrencë serioze për Apple, për tri vite me radhë pas debutimit të iPhone. Hiti i saj i fundit ishte modeli N95 në vitin 2006.

Shitjet prej më pak se 100.000 N900 në krahasim me shitjet e 8.75 milion iPhone, vetëm gjatë periudhës janar-mars, tregojnë sesa keq i ka punët Nokia.

N900 është paraqitur në shitje gjatë nëntorit të vitit që shkoi, dhe është celulari i parë i Nokia-së që punon në Linux Maemo, të cilin analistët e shohin si çelës për Nokia-në që të rimerr tregun në vitet e ardhshme.

Në shkurt të këtij viti, Nokia ka shpalosur një plan për të bashkuar Maemo me sistemin operativ të Intel, Moblin.

Nokia ka shitur 50.000 N900 në çerekun e fundit të vitit 2009, dhe shitjet prej çerekut në çerek ranë gjatë periudhës janar-mars. Gartner nuk përcjellë shitjet e secilit model, por N900 është i vetmi celularë që përdorë Maemo, dhe statistikat për sistemin operativ tregojnë shitjet për këtë model.

LEXO EDHE:  Apple merr vendimin e papritur për iPhone

Lajmet e fundit>