Harduer

Shitjet e pajisjeve elektronike rënien më të keqe ndër vite

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Maj 2020
0
Arsye për këtë rënie është padyshim pandemia e Covid-19. Virusi ka prekur çdo sektor jo vetëm atë shëndetësore dhe harduerët nuk janë imunë. Shitjet e pajisjeve elektronike rënien më të keqe ndër vite

Shifra të reja nga Gartner tregon një rënie të shitjeve të pajisjeve elektronike për 2020-ën. Sipas firmës analitike, kategoria e telefonëve, tabletëve dhe kompjuterave është drejt një rënie me 13.6% krahasuar me një vit më parë.

Arsye për këtë rënie është padyshim pandemia e Covid-19. Virusi ka prekur çdo sektor jo vetëm atë shëndetësore dhe harduerët nuk janë imunë.

Shitjet e telefonëve do të marrin goditjen më të rëndë me 14.6% krahasuar me një vit më parë. Në këtë kategori përfshihen telefonët e thjeshtë dhe smartfonët. Vetëm smartfonët do të shënojnë rënie me 13.7%.

Tregu i smartfonëve ka qenë në rënie në vitet e fundit. Por 2020 do të ishte viti kur situata do të ndryshonte me ndihmën e teknologjisë 5G.

Por si pasojë e Covid-19 vetëm teknologjia do të bjerë me 11%. Rënie pësuan edhe shitjet e kompjuterëve me 10.5%. Laptopët dhe Chromebook-ët janë ata të cilët jenë prekur më së pakti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  A do të ndryshojë fatin e LG dizajni i ri i smartfonëve?