Harduer

Shitjet e procesorëve dhe memories së kompjuterëve personalë në rënie të lirë

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Shtator 2022
Më pak se një muaj më parë, IDC tha se shitjet e kompjuterëve do të bien në 305.3 milionë njësi në 2022, ose 12.8% nga 348.3 milionë njësi të shitura vitin e kaluar. Shitjet e procesorëve dhe memories së kompjuterëve personalë në rënie të lirë

Sipas AMD, Intel dhe Ministrisë Tregtisë në Korenë e Jugut, shitjet e procesorëve dhe memories për PC po bien më shpejtë sesa ishte parashikuar.

Raportimet flasin për një rënie të shitjeve të memories me 25% në muajin e kaluar për shkak të kërkesës në rënie në Evropë dhe SHBA si dhe izolimeve të Covid-19 në Kinë.

Më pak se një muaj më parë, IDC tha se shitjet e kompjuterëve do të bien në 305.3 milionë njësi në 2022, ose 12.8% nga 348.3 milionë njësi të shitura vitin e kaluar.

Ndryshimi i parashikimeve erdhi si pasojë e pritshmërive në rënie të kompanive si AMD dhe Intel.

Në fillim të vitit Intel kishte thënë se shitjet e kompjuterëve personalë do të bien me 10% ndërsa AMD është më pesimist duke parashikuar rënie prej 13 deri në 19%.

Shitjet e procesorëve janë një indikator i rëndësishëm që tregon shëndetin e këtij tregu. Fitimet e prodhuesve gjithashtu janë një tregues tjetër.

Shitjet e memories DRAM ishin 24.7% më të ulëta sesa një vit më parë në muajin Gusht. Në Korenë e Jugut shitjet ishin 7% për më të ulëta.

Është një lajm i keq për Korenë e Jugut ndërsa ekspertet e teknologjisë përbëjnë 1/3 e eksporteve të vendit. Kompanitë Samsung dhe SK Hynix kontrollojnë 2/3 e çipeve të shitura 3D NAND dhe DRAM në mbarë botën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zuckerberg thotë se konkurrenca e Meta me Apple nuk është për produkte por për të ardhmen e internetit