Analiza

Shitjet e smartfonëve bien por të Samsung dhe Huawei rriten

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Gusht 2019
0
Sipas Strategy Analytics, shitjet ranë me 2.6% ndërsa Samsung regjistroi rritje 1.9%, Huawei 1.7% dhe Apple humbi 0.7% krahasuar me një vit më parë. Shitjet e smartfonëve bien por të Samsung dhe Huawei rriten

Strategy Analytics dhe Counterpoint sollën disa të dhëna interesante për tre mujorin e dytë të 2019-ës në lidhje me shitjet e telefonëve.

Ndërsa rënia krahasuar me një vit më parë nuk përbën çudi, Samsung dhe Huawei janë dy prodhues të kanë parë rritje modeste.

Sipas Strategy Analytics, shitjet ranë me 2.6% ndërsa Samsung regjistroi rritje 1.9%, Huawei 1.7% dhe Apple humbi 0.7% krahasuar me një vit më parë.

Këto figura përkthehen në 76.3 milionë njësi të shitura nga Samsung, 58.7 milionë njësi nga Huawei dhe 38 milionë njësi nga Apple.

Xiaomi dhe Oppo ndjekin tre të parët me 9.4% dhe 8.7% të tregut ndërsa të dy kompanitë patën rritje të vogël.

Counterpoint jep të njëjtat të dhëna por me më shumë detaje për 10 prodhuesit e mëdhenjtë. Sipas këtij të fundit pjesa e tregut e Samsung është 20%, Huawei 16% dhe Apple 10%.

Por Counterpoint thotë se shitjet ranë me 1.2% dhe jo 2.6% siç thotë Strategy Analytics. Vlen të theksohet një rritje e madhe e prodhuesit të telefonëve Nokia HMD Global me 20% në shitje në tre mujorin e dytë të 2019-ës krahasuar me një vit më parë. Kompania rënditet e 9-ta në botë për nga pjesa e tregut. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vendet Evropiane masa të ashpra për furnizuesit e teknologjisë 5G

Lajmet e fundit>