Harduer

Shitjet e smartfonëve do të shënojnë rënie me 2.5% gjatë 2019

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Gusht 2019
0
Industritë më të goditura janë Japonia, Evropa Perëndimore dhe Amerika e Veriut të cilat panë rënie prej 6.5%, 5.3% dhe 4.4% respektivisht. Shitjet e smartfonëve do të shënojnë rënie me 2.5% gjatë 2019

Shitjet e smartfonëve vazhdojnë në rënie në mbarë botën. Shifrat e reja nga Gartner parashikojnë një rënie me 2.5% për 2019-ën në 1.5 miliardë telefonë të shitur.

Industritë më të goditura janë Japonia, Evropa Perëndimore dhe Amerika e Veriut të cilat panë rënie prej 6.5%, 5.3% dhe 4.4% respektivisht.

E gjitha është pjesë e një trendi të gjerë që nga ngadalësimi i cikleve të përditësimit, kostoja më e lartë e telefonëve dhe ekonomia në rënie. Tregu më i madh në botë, Kina, pati një rënie të ndjeshme ndërsa përballet me problemet e saj ekonomike.

Edhe sanksionet ndaj Huawei mund të kenë ndikuar disi edhe pse vetë kompania vazhdon të ketë rritje për shkak të adoptimit të shëndoshtë në tregun vendas.

Lajmi i mirë për prodhuesit është rritja që pritet të vijë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe kjo falë 5G. Telefonët e parë me këtë teknologji kanë filluar të debutojnë këtë vit ndërsa shumë kompani janë rezervuar për vitin e ardhshëm përfshirë Apple.

Shumë gjëra mund të ndryshojnë deri atëherë por ilaçi i industrisë qëndron tek 5G dhe ulja e çmimeve të smartfonëve të cilët sot lehtësisht e kalojnë vlerën e 1,000 dollarëve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei i përgjigjet bllokimit të Android

Lajmet e fundit>