Biznes

Shitjet e smartfonëve rënien më të madhe regjistruar ndonjëherë

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Maj 2020
0
Varësia nga komponentët e smartfonëve Kinezë shkaktoi probleme të mëdha në SHBA dhe Evropën Perëndimore ku dërgesat ranë me 16.1% dhe 18.3% respektivisht. Shitjet e smartfonëve rënien më të madhe regjistruar ndonjëherë

Shitjet globale të smartfonëve ranë në tre muajt e parë të këtij viti dhe është rënia më e madhe shënuar ndonjëherë nxitur nga pandemia e koronavirusit.

Prodhuesit e smartfonëve shitën 275.8 milionë njësi nga Janari në Mars, një rënie me 11.7% krahasuar me një vit më parë dhe rënia më e madhe vjetore regjistruar ndonjëherë nga firma analitike IDC.

Kina shënoi një rënie me 20.3% dhe pati një impakt të madh në tregun global në tërësi sepse vetëm Kina zë ¼ e dërgesave.

Varësia nga komponentët e smartfonëve Kinezë shkaktoi probleme të mëdha në SHBA dhe Evropën Perëndimore ku dërgesat ranë me 16.1% dhe 18.3% respektivisht.

Nga ana tjetër firma analitike Counterpoint Research thotë se dërgesa ranë me 13% dhe sipas kompanisë janë shitur më pak se 300 milionë njësi, pika më e ulët që prej 2014.

Të dy kompanitë, IDC dhe Counterpoint Research bien dakord se Samsung është lideri ndjekur nga Huawei dhe Apple. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kush janë aplikacionet më popullore në App Store për 2019