Biznes

Shitjet e tabletëve të Apple arrijnë praninë më të vogël në treg me 29.6 %

Publikuar , 31 Tetor 2013
0
Shitjet e tabletëve të Apple arrijnë praninë më të vogël në treg me 29.6 %

Sipas vëzhguesit të tregut, International Data Corp, shitjet e tabletëve në mbarë botën pësuan rritje me afërsisht 37 për qind në tremujorin e tretë nga një vit më parë, ku produktet me Android sërish pësuan ngritjen më të madhe në atë drejtim.

Për tremujorin e fundit, 47.6 milionë njësi ishin shitur, duke u rritur me 7% për qind nga tremujori i kaluar.

Shitjet e tabletëve iPad të Apple pësuan më pak se një 1 për qind rritje në krahasim me tremujorin e njëjtë vitin e kaluar, në 14.1 milionë njësi. Në të njëjtën kohë, prania e tregut të tabletëve Apple pësoi rënie në 29.6 për qind, që paraqet pikën e vet më të ulët, nga 40.2 për qind një vit më herët.

IDC tha që rritja e ngadalshme e Apple ishte pjesërisht për shkak të një vendimi për të shtyre lëshimet e produkteve të veta në tremujorin e katërt, që shkaktoi që prania në treg të pësojë rënie në pikën më të ulët deri sot.

Sidoqoftë, me iPad Air dhe një iPad mini të rifreskuar që pritet të dalin muajin e ardhshëm, IDC pret që gjiganti i teknologjisë të shohë më tepër rritje në shitje në tremuorin tanishëm.

Samsung ka shitur 9.7 milionë tabletë në tremujorin e tretë, më tepër se dyfishin e numrit të njësive të shitura një vit më herët. Samsung mbante 20.4 për qind të tregut, që paraqet një rritje nga 12.4 për qind sa ishte një vit më parë.

Lojtarët më të vegjël, duke përfshirë Asustek, Lenovo dhe Acer po ashtu u raportuan me ngritje të numrit të shitjeve, ndonëse që të tri këto ndërmarrje u raportuan që kanë shitur më pak se katër milionë njësi secila, duke kapur pjesë të vogla të tregut.

LEXO EDHE:  Lightroom rikthehet në Mac App Store

Ndërkohë, sipas IDC-së, Microsoft dështoi që të futet në pesë prodhuesit e tabletëve. (PCWorld Albanian)

Apple tablets

Lajmet e fundit>