Pas një dekade rritje, tregu global i telefonëve inteligjentë ngeci në vend në 2017-ën.
Sipas të dhënave të firmës analitike IDC, nuk do të ketë asnjë ndryshim të këtij trendi në 2018-ën.
IDC pret që shitjet këtë vit të jenë 1.46 miliardë telefonë.
Një prej faktorëve kryesorë që ka ndikuar në këtë rënie është Kina por IDC shpreson që në 2019-ën të kemi rritje si rezultat i debutimit të pajisjeve të para 5G.
Kjo rritje pritet të vazhdojë deri në 2022. IDC parashikon që telefoni i parë 5G të mbërrijë në fund të 2019-ës ndërsa do të zënë 18% të shitjeve në 2022. /PCWorld Albanian