Biznes

Shitjet e telefonëve Sony dhe LG në pikën më të ulët

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Gusht 2019
0
Për LG shitjet u tkurrën me 21% ndërsa për Sony deri në 30%. LG fajëson shitjet e ngadalta të modeleve 4G premium dhe konkurrencën e egër të tregut. Shitjet e telefonëve Sony dhe LG në pikën më të ulët

Sony dhe LG kanë shitur shumë më pak telefonë tre mujorin e kaluar sesa kanë bërë një vit më parë sipas të dhënave të publikuara nga dy kompanitë.

Për LG shitjet u tkurrën me 21% ndërsa për Sony deri në 30%. LG fajëson shitjet e ngadalta të modeleve 4G premium dhe konkurrencën e egër të tregut.

Sakaq Sony reduktoi parashikimet e shitjeve të smartfonëve nga 5 milionë në 4 milionë njësi këtë vit sipas Bloomberg.

Shifrat në rënie janë shqetësuese sidomos pas prezantimeve të profilit të lartë nga të dy kompanitë. Sony solli Xperia 1, telefonin super të gjatë me një raport ekrani 21:9 dhe LG prezantoi flagshipin e këtij viti, LG G8 krahas debutimit të telefonit të parë 5G LG V50.

Për fat jo të mirë të dy telefonët e LG dhe Sony nuk shënuan rezultate të mira tek analistët dhe nuk është surprize që shitjet e tyre kanë qenë të dobëta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hubi i ri i Sony është lexuesi më i shpejtë në botë i kartave SD

Tags >

LGSony
Lajmet e fundit>