Biznes

Shitjet e ulta të PC-ve po fillojnë të dëmtojnë kompanitë e antivirusëve

Feb 1 2014
0 Shpërndarje
Shitjet e ulta të PC-ve po fillojnë të dëmtojnë kompanitë e antivirusëve

symantecShitjet e ulta të PC-ve, të shoqëruara me kufizimin e pajisjeve të prodhura e për rrjedhojë edhe të dërguara për shitje, po shfaqin problemet e para edhe në ndërsektorët e tregut të informatikës.

Një prej kompanive të prekura është Symantec, e cila operon në fushën e sigurisë së PC-ve. Symantec ka raportuar së fundmi një rënie prej 5% në të ardhurat e tremujorit të fundit, për shkak të rënies së shitjeve të kompjuterëve personalë. Menjëherë pas këtij lajmi, aksionet e kompanisë pësuan një rënie prej 3%.

Dërgesat e PC-ve priteshin të binin me 10% gjatë vitit 2013 dhe priten të pësojnë një rënie tjetër prej 4% gjatë këtij viti, sipas parashikimeve të IDC. Ndërkohë, të ardhurat e Symantec ranë me 80 milionë $.

Produktet e sigurisë së Symantec vijnë të lidhura ngushtë me PC-të duke qenë se kompania ka bashkëpunime me vetë prodhuesit e tyre. Shërbimet e saj janë të disponueshme si për individët ashtu edhe për bizneset në gjithë botën përmes një platforme të tregtisë elektronike, të shitësve online si dhe shitësve me pakicë. Symanctec operon edhe në fushën e suitave të sigurisë në internet si dhe backup-eve online.

Gjithsesi, kjo nuk ishte e vetmja arsye e rënies së të ardhurave të kompanisë. Shefi ekzekutiv Steve Bennett u shpreh se arsyeja tjetër ishte për shkak të ndryshimeve organizative të kompanisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>