Analiza

Shitjet e Xbox 360 rriten në Japoni

Publikuar , 05 Korrik 2010
0
Shitjet e Xbox 360 rriten në Japoni

Shitjet e fuqishme janë përkrahur edhe nga shitja e 2.370 konzolave të versionit paraprak Xbox 360. Javën para se të shpaloseshin njësitë e reja, vetëm 2.060 Xbox janë shitur nga raftet e dyqaneve.

Duket se ndihmë të madhe në shitje ka ofruar edhe titulli i shumëkërkuar i Capcom, Mosnter Hunter Frontier Online. Tani modeli më i hollë, apo Xbox 360 Slim kushton 339 dollarë, kurse modeli i mëhershëm Elite, ka pësuar një rënie në 282 dollarë.

Pavarësisht kësaj, Sony PS3 ka tejkalaur shitjet e Xbox 360 në tregun amë, me 19.578 njësi të shitura, megjithëse ajo ka përejtuar një javë të tërë të matur me shitje të konzolës standarde, sepse nuk janë paraqitur versione të reja.

Sa i përket Nintendo-së, ajo ka arritur të shes afërsisiht sa Sony, përkatësisht kjo kompani ka arritur në 19.115 njësi të shitura Wii.

LEXO EDHE:  Aksesi në internet, teknologjia më e përdorur DSL

Lajmet e fundit>