Biznes

Shitjet globale të smartfonëve Huawei në tatëpjetë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Qershor 2019
0
Honor 20 do të dalë në shitje në disa pjesë të Evropës, përfshirë Francën dhe Britaninë më 21 Qershor por Huawei mund ti ndalojë shitjet nëse janë të dobëta. Shitjet globale të smartfonëve Huawei në tatëpjetë

Një muaj pasi u vendos në listën e zezë nga administrata Trump, Huawei raportohet se është përgatitur që shitjet e smartfonëve të binë me 40 deri në 60%.

Sipas një raporti të Bloomberg, Huawei mund të përfundojë duke tërhequr nga tregu Honor 20, një prej telefonëve më të suksesshëm jashtë Kinës nëse shitjet janë të dobëta.

Departamenti Amerikan i Tregtisë ju ka ndaluar kompanive Amerikane si shesin pjesë Huawei që prej muajit Maj pa një aprovim nga Uashington me arsyetimin se Huawei është kërcënim për sigurinë kombëtare.

Pas sanksioneve themeluesi dhe CEO i Huawei Ren Zhengfei tha se mund të ngadalësohet rritja e kompanisë, por vetëm “paksa.”

Megjithatë Bloomberg raporton se kompania po përgatitet për reduktim të shitjeve në mënyrë të ndjeshme mes 40 deri në 60 milionë smartfonë.

Honor 20 do të dalë në shitje në disa pjesë të Evropës, përfshirë Francën dhe Britaninë më 21 Qershor por Huawei mund ti ndalojë shitjet nëse janë të dobëta.

Për të kompensuar impaktin e presionit ndërkombëtar në financa, kompania po përpiqet të kapë gjysmën e tregut Kinez të smartfonëve.

Sipas Canalys, Huawei është e vetmja kompani Kineze mes pesë prodhuesve më të mëdhenj që zotëron 34% të tregut por që nuk i mungon konkurrenca nga Oppo dhe Vivo.

Nga ana tjetër në SHBA, sanksionet ndaj Huawei kanë filluar të japin efektet tek Qualcomm, Intel dhe Xilinx. Reuters raportoi se përfaqësuesit e kompanive kanë kërkuar nga autoritetet e Amerikane lehtësimin e sanksioneve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei ka ndërtuar një rrjet celular që përgjonte përdoruesit në Korenë e Veriut

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>