Analiza

Shitjet smartfonëve vazhdojnë rënien

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Gusht 2019
0
Tregu numër dy, India, pati një rënie me 2.3% krahasuar me një vit më parë. Gartner thotë se shitjet do të vazhdojnë me rënie deri në fund të 2019-ës. Shitjet smartfonëve vazhdojnë rënien

Shitjet e smartfonëve vijojnë me rënie. Pas disa vitesh rritjeje, tregu i smartfonëve vazhdon trendin negativ në tre mujorin e dytë të 2019-ës sipas firmës analitike Gartner.

Krahasuar me një vit më parë shitjet ranë me 1.7% nga 374 milionë njësi të shitura në 368 milionë. Goditjen më të rëndë e ka marrë tregu i rangut të lartë ndërsa çmimet e larta kanë bërë që konsumatorët të jenë më skeptikë.

Nga pesë tregjet e mëdha vetëm Kina dhe Brazili panë rritje. Në Kinë rritja sipas analistëve ka ardhur për shkak se kompanitë po përpiqen të krijojnë vend për telefonët 5G.

Tregu numër dy, India, pati një rënie me 2.3% krahasuar me një vit më parë. Gartner thotë se shitjet do të vazhdojnë me rënie deri në fund të 2019-ës.

Sa i përket prodhuesve Apple humbet terren. Samsung dhe Huawei çuditërisht po kalojnë ditë të mira. Rritja e Samsung është mbështetur nga shitjet e forta të telefonëve të rangut të mesëm si seritë Galaxy A.

Huawei nga ana tjetër u forcua për shkak të sanksioneve Amerikane të cilat rritën vëmendjen drejt kompanisë dhe produkteve të saj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple prezantoi një kartë krediti

Lajmet e fundit>