Biznes

Shitjet sugjerojnë një vit të fuqishëm për HP

Publikuar , 18 Shkurt 2010
0
Shitjet sugjerojnë një vit të fuqishëm për HP

Profiti ka arritur në vlerën prej 2.3 miliard gjatë çerekut të parë të HP-së, që përfundoi me 31 janar, duke përfaqësuar një kërcim të theksuar nga 1.9 miliard dollarë sa ishte gjatë periudhës së njëjtë gjatë vitit të kaluar.

Kërcimi është shtyrë nga kërkesa e vazhdueshme për PC dhe Serverë, dhe nga një ringjallje e befasishme e biznesit të printerëve të kësaj kompanie, që ka sjellë të hyra prej 4.4 miliard dollarë gjatë çerekut, 11% më mirë sesa gjatë vitit të kaluar.

Ngjashëm mund të lavdërohen edhe shitjet e kompjuterëve, që janë rritur për 20 % në 10.6 miliard dollarë. Në përgjithësi dërgesat u rritën për 26 përqind, gjë që do t’iu mundësojë HP-së të mbajë kurorën e liderit të tregut para duarve grabitqare të konkurrencës nga Acer dhe Dell.

Rezultatet e vendosin në këtë mënyrën HP-në në një humor optimist, ku prodhuesi i kompjuterëve parasheh shitje mes 29.4 deri në 29.7 miliard dollarë, në çerekun e dytë të saj.

LEXO EDHE:  Fitimi i Samsung vazhdon të bjerë dhe Galaxy S10 nuk e ndalon dot

Lajmet e fundit>