Bordi drejtues i aplikacionit të ashtuquajtur fjalës së lirë Parler ka shkarkuar shefin ekzekutiv John Matze ditën e Mërkure.
Parler ishte rrjeti social i preferuar i shumë Amerikanëve konservatorë të cilët kundërshtonin politikat e moderimit nga Facebook dhe Twitter.
Ka shumë më pak përdorues sesa rivalët po popullariteti u rrit ndjeshëm pas zgjedhjeve presidenciale Amerikane. Platforma është nxjerrë offline që prej datës 6 Janar ku protestuesit hynë në ndërtesën e Kapitolit.
Më 29 Janar bordi i drejtues vendosi të shkarkonte CEO e Parler. Vetë Matze e konfirmoi lajmin.
Lançuar në 2018-ën për herë të parë, baza e përdoruesve u rrit pas zgjedhjeve të 2020-ës kur ishte aplikacioni më i shkarkuar në SHBA. Por 12 milionë përdoruesit e Parler janë vetëm një numër i vogël krahasuar me 300 milionë që ka Twitter. /PCWorld Albanian