Lajmet

Shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në SHBA

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Nëntor 2020
Presidenti Trump shkarkoi shefin e Sigurisë Kibernetike Chris Krebs për qëndrimet e tij të pasakta lidhur me integritetin e votimeve. Shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në SHBA

Donald Trump shkarkoi ditën e Mërkure një prej zyrtarëve më të lartë që kishte kundërshtuar presidentin Amerikan në lidhje me pretendimet për mashtrime me votat.

Presidenti Trump shkarkoi shefin e Sigurisë Kibernetike Chris Krebs për qëndrimet e tij të pasakta lidhur me integritetin e votimeve.

Trump ka refuzuar të pranojë rezultatin e zgjedhjeve në SHBA dhe bërë deklarata për mashtrime masive me votat.

Por zyrtarët zgjedhorë thonë se votimet kanë qenë më të sigurtat në histori. Krebs është zyrtari më i fundit që shkarkohet nga presidenti Trump së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper javën e kaluar.

Krebs ka qenë në krye të agjencisë prej dy vitesh. Ai ka qenë që prej zërave që ka dalë në mbrojtje të rezultatit zgjedhor në SHBA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gërmuesit e Bitcoin gjeneruan mbi 1 miliardë dollarë në një muaj