Vëzhgim

Shkarkojeni falas këtë dokumentar për teknologji

Publikuar , 02 Tetor 2011
0
Shkarkojeni falas këtë dokumentar për teknologji

Ky dokumetar hulumton ndikimin e përparësive të sotme teknologjike në kulturën tonë dhe artistët dixhitalë të cilët e bëjnë atë. Në dokumentar, Godin thotë “nuk ka qenë kurrë një kohë më e mire për të qenë një artist.” Duke marrë një vëzhgim tërësisht ndryshe, pesimisti i teknologjisë, Andew Keen, thotë: “ne mund të jemi mire në prag të një epoke të re të errët.. ku bota kreative është shkatërruar.”

Sipas përpiluesit të muzikës për dokumentarin, Moby-it, për shkak të softuerit, “tani çdo fëmijë… në rreth 5 minuta mund të bëjë atë e cila para 20 viteve ka marrë 6 muaj ose vite.”

Përpiluesit e filmit thonë “revolucioni dixhital i dekadës së fundit ka lëshuar kreativitet dhe talent të njerëzve në një rrugë të pashembullt, duke lëshuar mundësi të pakufizuara të kreativitetit.” Por,

Dokumentari adreson problemin edhe të rrezikut nga pirateria pasi që e njëjta teknologji e cila përdoret nga aristët për të kryer punën e tyre mundëson gjithashtu edhe piraterinë dhe shkatërron modelet ekzistuese të bizneseve. Dokumentari nuk ofron ndonjë përgjigje të lehtë, por parashtron pyetje të rëndësishme për ndikimin e teknologjisë në kulturë.

Ju mund t’i shihni opsionet për shkarkimin falas në presspauseplay.com, duke përfshirë një version interaktiv të Adobe Air me skena të fshira dhe klipe shtesë dhe intervista më të gjata. Për shkarkimin standard, ju e merrni një skedar .torrent dhe e përdorni një softuer falas si BitTorrent për ta shkarkuar dokumentarin. Deri më tani, ky dokumentar është shkarkuar 4,000 herë./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Çfarë është Artikulli 13 i ligjit të ri Evropian të të drejtave të autorit?

Lajmet e fundit>