Softuer

Shkarkoni dhe instaloni në çast shumë programe me Speed Install

Publikuar , 28 Tetor 2011
0
Shkarkoni dhe instaloni në çast shumë programe me Speed Install

Pasi ta keni hapur Speed Install në kompjuterin tuaj, ai përcakton versionin e tanishëm, gjuhën dhe llojin 32 apo 64 bitësh të sistemit operativ që ia mundëson Speed Install që t’i shkarkojë dhe t’i instalojë softuerët e nevojshëm. Ai ka qindra versione të fundit të aplikacioneve në bazën e vet.

Sapo që t’i keni përzgjedhur programet që keni dëshirë t’i instaloni, vetëm klikoni sustën “Install” në anën e djathtë poshtë dritares. Programi automatikisht do t’i shkarkojë versionet e fundit të të gjitha programeve që ju i keni përzgjedhur dhe do t’i instalojë ato pasi që të jenë shkarkuar me sukses. Kjo është edhe e tëra.

Ky softuer mund të jetë i dobishëm veçanërisht për një kompjuter të posaformatizuar që mundëson kursimin e kohës gjatë të cilës do të ishte e nevojshme që të bëhej kërkimi nëpër internet i secilit program veç e veç, shkarkimi dhe instalimi i tyre.

Klikoni këtu për ta shkarkuar këtë softuer./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Apple iOS 13 shfaq problem me karikuesat wireless

Lajmet e fundit>