Lajmet

Shkarkoni pa pagesë librat me burim të hapur nga kolegji OpenStax

Publikuar , 04 Gusht 2013
0
Shkarkoni pa pagesë librat me burim të hapur nga kolegji OpenStax

ku-xlargeTekstet shkollore janë vërtet të shtrenjtë, por ekzistojnë disa mundësi ku ligjërisht mund të merrni libra dixhital pa pagesë, ku në mesin e tyre është edhe OpenStax College nga Rice University.

Kjo nismë jofitimprurëse mbështetet nga fondacionet filantropike dhe tekstet shkollore ofrohen për mbi 200 universitete dhe kolegje, e po ashtu edhe studentë individualë.

Për momentin, shumë tekste shkollore janë në dispozicion, duke përfshirë shkencën, por në lëndët si histori, ekonomi e të tjera lëndë pritet që të vijnë së shpejti. Librat nga OpenStax janë në dispozicion në formatet PDF dhe EPUB dhe ju po ashtu mund t’i lexoni ato online (apo edhe nga pajisjet mobile).

Nëse dëshironi, ju do të mund të rregulloni kopertinën e librit ose madje të rishkruani ndonjërin nga seksionet dhe ta printoni atë. Edhe pse përzgjedhja për momentin është e vogël, kjo faqe është vërtet një burim i mirë për ta vizituar semestrin e ardhshëm. OpenStax College (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nvidia RTX 2070 në shitje nga 17 Tetori për 499 dollarë

Lajmet e fundit>