Lajmet

Shkarkoni përditësimin e Majit 2019 të Windows 10-ës një muaj përpara lançimit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Prill 2019
0
Ky version përfaqëson përditësimin që do të vijë muajin e ardhshëm dhe aktualisht është i disponueshëm në unazën Release Previe Shkarkoni përditësimin e Majit 2019 të Windows 10-ës një muaj përpara lançimit

Microsoft lançoi ditën e sotme versionin e fundit eksperimental të përditësimit të parë madhor të Windows 10 për 2019-ën.

Ky version përfaqëson përditësimin që do të vijë muajin e ardhshëm dhe aktualisht është i disponueshëm në unazën Release Preview.

Kësaj here Microsoft po vepron me kujdes me testimet e minutës së fundit pas problemeve që goditën përditësimin e fundit të Tetorit 2018.

Atë kohë përditësimi fshiu dhjetëra skedarë të përdoruesve pasi ishte instaluar. Ndërtimi final, 18362 është i disponueshëm për të shkarkuar nëse jeni regjistruar në Release Preview.

Është i njëjti përditësim që do të lançohet për të gjithë muajin e ardhshëm.

Përditësimi Maj 2019 i Windows 10-ës vjen me një temë të bardhë të Windows 10-ës, me mbështetjen për Kaomoji, Windows Sandbox dhe ndarjen e Cortana nga Windows Search.

Nëse nuk dëshironi të prisni deri në muajin Maj për të marrë përditësimin atëherë drejtohuni për tek Settings > Update & Security> Windows Insider Program dhe përzgjidhni opsionin “Just Fixes, apps, and drivers.”

Menjëherë do tu shfaqet përditësimi i ri përpara debutimit zyrtar muajin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zuckerberg i bëjnë video deepfake

Lajmet e fundit>