Ja se si

Shkëmbeni me lehtësi një film apo skedar të madh me miqtë tuaj

Publikuar , 28 Shkurt 2010
0
Shkëmbeni me lehtësi një film apo skedar të madh me miqtë tuaj

Sigurisht deri më tani ju ka rastisur të përballeni me dëshirën për të shkëmbyer video apo muzikë në formë private me disa miq tuaj të ngushtë, dhe zakonisht jeni përballur me pyetjen: Cila është mënyra më e lehtë për të shkëmbyer video apo muzikë?

Përgjigjja është: Opera Unite

Mënyra më e lehtë për të shkëmbyer skedarë të mëdhenj të çfarëdo lloji me miqtë dhe familjen tuaj është thjeshtë instalimi i Opera Unite. Përcillini disa ekrane të shpejta të konfigurimit, dhe pastaj dërgoni tek miqtë tuaj URL-të dhe fjalëkalimet për të pasur qasje në përmbajtjen tuaj, prej cilido shfletues të internetit.

Shumë ueb faqe anembanë uebit ju lënë që të dërgoni skedarë të mëdhenj, zakonisht duke i ngarkuar dhe pastaj duke dërguar linkun për përmbajtjen, pastaj edhe BitTorrent është një mënyrë e mirë për të shkëmbyer skedarë të mëdhenj, por me të dy opsionet e përmendura paraqitet problemi se ju jo detyrimisht po vendosni përmbajtjen tuaj online edhe për të tjerët.

Opera Unite është diçka që është ekstrem i thjeshtë për tu shfrytëzuar duke ofruar lidhje direkte dhe të shpejta për të shkëmbyer skedarët tuaj, dhe mbi të gjitha është pa pagesë!

Foto1_609402816.jpgUnite është një komponent e shfletuesit Opera dhe ju duhet të shkarkoni dhe të instaloni versionin më të fundit të Opera. Unite ofrohet menjëherë në momentin e shkarkimit, por ju duhet ta aktivizoni atë duke hapur sidebar-in, duke klikuar në ikonën Unite dhe pastaj të përcillini magjistarin për të vendosur një llogari pa pagesë Unite.

(Nuk është e thënë që të kaloni në shfletuesin Opera për të përdorur Unite, pra kjo do të thotë se nëse përdorni Firefox apo Chrome ju ende jeni të lirë për shfletim, ndërsa Opera-në e përdorni vetëm për të shkëmbyer skedarët tuaj).

LEXO EDHE:  Çfarë do të thotë bllokimi i Android për përdoruesit e telefonëve Huawei?

Në momentin që përfundoni instalimin, klikoni me të djathtën në Opera Home dhe futuni tek Properties, apo zgjidhni modulin File Sharing dhe klikoni butonin Start për të hapur një magjistar të shkurtër konfigurimi që do t’ju ndihmojë për të vendosur shkëmbimin e skedarëve tuaj.

Çështjet Teknike

Opera Unite nuk është asgjë tjetër përveç se një ueb server që punon brenda ueb shfletuesit tuaj, dhe përdor protokollin HTTP në mënyrë që miqtë dhe familjarët tuaj t’i qasen përmbajtjes së ofruar nga cilido shfletues. Llogaria juaj pa pagesë Unite ju mundëson qasje në shërbimin e Opera-së dynamic DNS, që do të thotë se ju mund të shkëmbeni përmbajtje përmes një URL-je unike të lehtë për tu mbajtur në mend, dhe të cilin mund t’ia dërgoni kujtdo që dëshironi. Unite në mënyrë automatike lidhen me router-in tuaj duke përdorur uPnP që në mënyrë dinamike të hap portin 8840, por gjithashtu mund të përdor një Proxy server Unite kur jeni prapa një firewall më restriktiv – megjithëse kjo lidhje do të jetë më e ngadaltë.

Çdo gjë mbrohet me fjalëkalim, kështu që nëse vendosni shkëmbimin e skedarëve dhe URL-të në formë publike, kjo nuk do të thotë se njerëzit do të jenë në gjendje të shohin çfarë po shkëmbeni – vetëm ata që kanë URL-në publike dhe fjalëkalimin mund të kenë qasje në skedarët tuaj. Megjithëse ju preferohet që të ndërroni fjalëkalimet e zakonshme.

Foto2_183566999.jpgFilloni shkëmbimin me miqtë tuaj

Në momenti që keni vendosur Unite, është koha që ju të filloni shkëmbimin. Klikoni në ikonën Unite në panelin e majtë të Opera-së (siç po shihni në imazh), dhe pastaj klikoni dy herë mbi modulin File Sharing.

LEXO EDHE:  Ja sesi të merrni maksimumin nga pamja e re e Twitter

Juve do t’ju kërkohet që të zgjidhni një follder që dëshironi të shkëmbeni. Ju mund të klikoni butonin Advanced dhe të vendosni disa opsione shtesë, por kjo është e tëra që ju nevojitet për të filluar shkëmbimin – një URL dhe një fjalëkalim do të gjenerohet në mënyrë automatike për ju, kështu që shkëmbimi i skedarëve do të jetë tepër i shpejtë dhe i thjeshtë.

Pasi të përfundoni procedurën e lartpërmendur, herën tjetër që klikoni dy herë në modulin File Sharing ju do të hapni faqen e administratorit. Shikonin në anën e jahtë, ku mund të shihni URL-në dhe fjalëkalimin e gjeneruar në mënyrë automatike. Ju mund të shfrytëzoni copy+paste për t’i ofruar ato për miqtë tuaj, dhe ata do të jenë në gjendje që menjëherë të kenë qasje në skedarët tuaj (ju preferojmë që të ndërroni fjalëkalimin, dhe të krijoni diçka më të vështirë).

URL-ja unike e juaj e Opera Unite do të jetë në formën[emri i pajisjes].[emri i përdoruesit].operauntie.com, kështu që ju mund të vendosni pasjeje të shumta në rrjetin tuaj dhe të shkëmbeni me lehtësi skedarë me secilin prej tyre.

Qasja në përmbajtjen e vendosur për shkëmbim

Në momentin që keni dërguar dikujt URL-në, atyre do t’u kërkohet fjalëkalimi për të pasur qasje në përmbajtjen e vendosur për shkëmbim, moment kur ata mund të shfletojnë të gjithë skedarët tuaj që keni vendosur për shkëmbim dhe mund t’i shkarkojnë ato. Lidhja është jashtëzakonisht e shpejtë nëse keni një shpejtësi jo të ultë të internetit.

E gjëja më e mirë është se miqtë tuaj as që kanë nevojë të instalojnë Opera-në e lërë më ndonjë aplikacion shtesë – e tërë përmbajtja e vendosur për shkarkim mund të qaset prej cilitdo shfletues.

LEXO EDHE:  Ja sesi të çaktivizoni gjurmimin e vendndodhjes suaj nga Facebook

Përtej teknikave të thjeshta të shkëmbimit të skedarëve

Pasi që Opera Unite nuk është asgjë më shumë se një ueb server, ajo gjithashtu mundëson që të shkarkohen module të shumta për të shtuar gjëra të cilat i përmban një ueb serverë i plotë – sikurse që mundësia e transmetimit të muzikës tuaj në mënyrë që të keni qasje në përmbajtjen tuaj prej kudo. Vetëm klikoni dy herë në modulin media-server në Panelin Unite, zgjidhni lokacionin e follderit tuaj muzikor dhe pastaj sigurohuni se keni vendosur një fjalëkalim shumë të vështirë. Në këtë formë ju i hapët rrugë vetit që të dëgjoni tërë koleksionin tuaj muzikor prej cilido shfletues kudo çoftë ai, duke e transmetuar drejtpërsëdrejti nga PC-ja e shtëpisë.

Ekziston gjithashtu një media player i integruar në faqe kështu që ju nuk keni nevojë që të keni të instaluar as edhe një media player në makinën tjetër.   

Argëtimi nuk ndalet me transmetimin e muzikës –ka module për ueb server të thjeshtë HTML, shkëmbim të fotove, dhoma bisedash, sinkronizimi të skedarëve e shumë gjëra të tjera.

Lajmet e fundit>