Lajmet

Shkëmbimi i profileve të Instagram bëhet më i lehtë

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Gusht 2020
Për të gjetur kodin tuaj QR duhet të shkoni në profilin e menusë paraqitur në imazhin më lart. Shkëmbimi i profileve të Instagram bëhet më i lehtë

Vitin e kaluar Instagram shtoi një veçori të re të ngjashme me nametags në Snapchat të cilët dërgojnë një mik në profilin tuaj thjeshtë duke drejtuar kamerën e aplikacionit tek kodi në fjalë.

Tani pas një testimi të shkurtër, Instagram lançoi kodet QR të cilat punojnë njëlloj por me një diferencë të vogël: njerëzit që duan të gjejnë profilin tuaj duhet të përdorin një aplikacion kamere që lexon kodet QR.

Pavarësisht nëse po shikoni për të shkëmbyer profilet me një mik të ri apo jeni një biznes i vogël që po kërkoni të shtoni ndjekës lokalë, është shumë më e thjeshtë tashmë me kodet QR sesa të shkruani emrin që në të shumtën e rasteve gaboni.

Për të gjetur kodin tuaj QR duhet të shkoni në profilin e menusë paraqitur në imazhin më lart. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SHBA mund të bllokojë aplikacionet Kineze