Blog

Shkenca, ja kushtet e BE-së për integrimin

Publikuar , 17 Dhjetor 2018
0
Shqipëria duhet të bëjë përpjekje institucionale e ligjore për t’u përafruar me objektivat e Unionit të Inovacionit. Shkenca, ja kushtet e BE-së për integrimin

Në bazë të Progres-Raportit të Komisionit Europian për kapitullin 25: Shkenca e Kërkimi Shkencor, përcaktohet se “Shqipëria duhet të bëjë përpjekje institucionale e ligjore për t’u përafruar me objektivat e Unionit të Inovacionit.

Sipas Komunikatës së BE të 6 Tetorit 2010, arritja e objektivave të Unionit të Inovacionit realizohet nëpërmjet përmbushjes së 30 hapave të veprimit që u përkasin këtyre 13 fushave:

1) Nxitja e ekselencës në zhvillimin e arsimit dhe aftësive

2) Përhapja e Zonës Europiane të Kërkimit Shkencor

3) Fokusimi i instrumenteve të financimit të BE mbi prioritetet e Unionit të Inovacionit

4) Promovimi i Institutit Europian të Teknologjisë e Inovacionit, si një model i qeverisjes së inovacionit në Europë

5) Forcimi i aksesit në financë për kompanitë inovative

6) Krijimi i një tregu të vetëm të inovacionit

7) Nxitja e hapjes e kapitalizimit të potencialit krijues të Europës
8) Përhapja e përfitimeve nga inovacioni në të gjithë BE

9) Rritja e përfitimeve sociale

10) Arritja e Partneriteteve të Inovacionit

11) Nxitja e politikave të inovacionit të BE jashtë vendit

12) Reformimi i sistemeve të kërkimit shkencor e inovacionit

13) Matja e progresit në fushën e inovacionit /Monitor

LEXO EDHE:  Ja telefoni legjendar që do të "ringjallet" si një smartfon

Lajmet e fundit>