Analiza

Shkencëtarët afër një zbulimi historik në fizikë

Publikuar , 08 Dhjetor 2011
0
Shkencëtarët afër një zbulimi historik në fizikë

Një shkencëtarë i respektuar nga laboratori fizik i grimcave në CERN ka thenë për BBC se pret të shihen “pamjet e para” nga Higgs boson gjatë javës së ardhshme. Kjo nënkupton se këto gjëra do t’i shohim të marten, kur dy ekipe të Large Hadron Collider do të shpalosin rezultatet e hulumtimeve të tyre, duke theksuar dhjetë candidate që shfaqin dëshmi të Higgs. Këta dhjetë kandidatë janë gjetur nga mbetjet e mbi 350 trilion goditjeve duke përdorur detectorët ATLAS dhe CMS. 

Higgs boson?

Sipas shumicës së shkencëtarëve, ka një fushë Higgs që ndodhet kudo. Grimca iluzive Higgs do të ishte bartësi i asaj fushe, duke bashkëvepruar me të gjitha grimcat tjera, “një lloj forme sesi një Jedi në Star Wars është bartës i “forces”, ashtu siç e thot National Geographic kur LHC po ndërtohej”. 

Pse ka rëndësi?

Higgs boson është një pjesë e rëndësishme e modelit standard të grimcave fizike por askush nuk ka zbuluar dëshmi të ekzistimit të saj. Kjo është një prej arsyeve se pse është ndërtuar LHC. Përveç udhëtimit në kohë dhe hapjes së portaleve në dimensione tjera, kjo është një prej arsyeve. 

Zbulimi i kësaj grimce është fundamental për kuptimin mbi atë sesi funksionon Universi. Aq i rëndësishëm sa – sipas udhëheqësit fizik teorik të mëhershëm në CERN, John Ellis – “Ne kemi qenë duke jetuar në teorinë Higgs për më shumë se 50 vite … ajo është bërë Kupa e Shenjtë”. Ellis tha se emicionet përgjatë shkencëtarëve janë në nivel të lartë. Kjo nuk mund të tingëlloj mbreslënëse, duke pasur parasysh se Zvicrra është shteti më monoton në Tokë pas Belgjikës, megjithatë nëse e quajnë Grimca e Zotit, atëherë diçka duhet të jetë e rëndësishme”. 

LEXO EDHE:  Çfarë është shtrirja e postimeve në Facebook dhe si funksionon?

Fotografi?

Të dhënat e së martës nuk do të konfirmohen gjersa ato të jenë në gjendje të prodhojnë dëshmi të vazdhueshme mbi eksperimentet e së ardhshmes. Shkencëtarët presin që kjo të ndodh gjatë verës. 

Sergio Bertolucci, drejtor i hulumtimit pranë CERN thekson: “Është tepër herët të thuhet… unë mendoj se mund të marrim indikacione se nuk janë të qëndrueshme me pa qëndrueshmërinë e saj – por ne jemi në një rrugë të mire zbulimi” 

E çka ndodh kur të zbulohet kjo? Ndoshta shkatërrimi i universit. Por para kësaj, të gjithë fizikantët duhet të bëjnë një ndej të madhe dhe të festojnë. 

Lajmet e fundit>