Lajmet

Shkencëtarët e MIT kanë ndërtuar një kompjuter kuantik i aftë të depërtojë sistemet tradicionale të enkriptimit

Publikuar , 05 Mars 2016
0
Shkencëtarët e MIT kanë ndërtuar një kompjuter kuantik i aftë të depërtojë sistemet tradicionale të enkriptimit

mit_building_10_and_the_great_dome_cambridge_ma-100648593-largeSfidat kryesore të enkriptimit të ditëve të sotme është përpunimi i numrave në sasi të mëdha, por shkencëtarët thanë se kanë krijuar kompjuterin e parë kuantik pesë atomik me mundësinë për të thyer barrierat e sigurisë që përmbajnë skemat tradicionale të enkriptimit.

Në informatikën tradicionale, numra përfaqësues janë 0 ose 1, por informatika kuantike bazohet në nivel atomik të njësive quajtur kubitë. Duhen plot 12 kubit për të përpunuar një numër siç është 15 ndërsa shkencëtarët e MIT dhe të Universitetit të Insbrukut në Austri kanë zbuluar një mënyrë për të ulur këtë kuotë në 5 kubit.

Duke përdorur dritë lazer për të stabilizuar sistemet kuantike dhe duke mbajtur atomet në një kurth ion, sistemi i ri premton zgjerim të kapacitetit duke shtuar më shumë atomë dhe lazer për të ndërtuar një kompjuter kuantik më të shpejtë dhe më të fuqishëm.

Një kompjuter i tillë kuantik ka aq fuqi saqë të dekodojë enkriptimin tradicional të RS-së ndërsa Agjensia Kombëtare e Sigurisë në Amerikë po e merr shumë seriozisht këtë çështje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy Note 10

Tags >

MIT
Lajmet e fundit>