Blog

Shkencëtarët kanë krijuar lente që komandohen nga lëvizjet e syrit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Korrik 2019
0
Lentet biometrike përbëhen nga filma polimeri që zgjerohet dhe i përgjigjen sinjaleve elektrike gjeneruar nga lëvizja e syrit siç është kopsitja. Shkencëtarët kanë krijuar lente që komandohen nga lëvizjet e syrit

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë kanë krijuar një lente kontakti prototip e cila mund të kontrollohet nga lëvizjet e syrit. Ata që mbajnë këto lente mund të zmadhojnë objekte thjeshtë duke kopsitur sytë dy herë.

Studimi është publikuar këtë muaj në Advanced Functional Materials.

Lentet biometrike përbëhen nga filma polimeri që zgjerohet dhe i përgjigjen sinjaleve elektrike gjeneruar nga lëvizja e syrit siç është kopsitja.

Njohur si sinjale electrokulografike, njerëzit madje mund të emetojnë sinjale elektrike edhe kur janë duke fjetur. Edhe kur nuk janë duke parë asgjë, shumë njerëz mund të lëvizin sytë e tyre duke gjeneruar këtë sinjal.

Megjithatë teknologjia është në ditët e para dhe ende është larg ndalimi i përdorimit të syzeve. Shkencëtarët shpresojnë që shpikja e tyre të përdoret tek protezat, syzet e madje edhe tek robotët në të ardhmen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rindërtohet makineria e deshifrimit të kodeve të Luftës së Dytë Botërore

Lajmet e fundit>