Blog

Shkencëtarët kanë ndërtuar një mikrofon kuantik që mat tingujt në nivel atomik

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Korrik 2019
0
Pajisja është përshkruar në Nature dhe mund të jetë një hap i madh drejt krijimit të një kompjuteri të ri kuantik. Gjurmimi i paketave të vogla të tingujve mund të lejojë ruajtjen e sasive të mëdha të të dhënave në një makineri të vogël. Shkencëtarët kanë ndërtuar një mikrofon kuantik që mat tingujt në nivel atomik

Hulumtuesit e Universitetit të Stanford kanë zhvilluar një mikrofon kuantik i cili mund të dëgjojë edhe zhurmat më të vogla siç janë paketa energjie që dridhen si fononet.

Pajisja mund të shërbejë për krijimin e kompjuterëve kuantikë edhe më efikasë. Fononet kanë qenë njësi të pamatshme më përpara sepse mikrofonët tradicionalë nuk janë aq sensitivë saqë ti kapin këto zhurma.

Një mikrofon funksionon duke identifikuar një valë tingujsh përmes një membrane, por fononet janë aq të vogla saqë nuk mund të identifikohen individualisht.

Në vend të matjes direkt të valëve të tingujve, shkencëtarët kanë ndërtuar një pajisje e cila mat energjinë e fononeve direkt duke përdorur rezonatorë minuskulë të cilët sillen si pasqyra për tingujt.

Pajisja mund të zërë në kurth fononet dhe të masë dridhjet që shkaktojnë me nivele të ndryshme energjie për fonone të ndryshme.

Pajisja është përshkruar në Nature dhe mund të jetë një hap i madh drejt krijimit të një kompjuteri të ri kuantik. Gjurmimi i paketave të vogla të tingujve mund të lejojë ruajtjen e sasive të mëdha të të dhënave në një makineri të vogël.

Një kompjuter kuantik fonon do të ishte edhe më kompakt dhe efikas sesa një kompjuter kuantik që përdor fotonet. Kjo sepse fononet janë më të lehtë për tu manipuluar sesa fotonet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Doganat dhe tregu i zi, bien blerjet online

Lajmet e fundit>