Ja se si

Shkencëtarët mbushin baterinë e telefonit me vetëtimë

Publikuar , 21 Tetor 2013
0
Shkencëtarët mbushin baterinë e telefonit me vetëtimë

ChargeNë kë artikull do të njiheni me arritjen e shkencëtarëve të Universitetit të Southamptonit, të cilët kanë arritur të mbushin baterinë e smartfonit Nokia 925 me anë të vetëtimës.

Nokia e ka rekrutuar një skuadër të udhëhequr nga Neil Palmer, që është menaxher i Laboratorit të Tensionit të Lartë Tony Davies për ndërmarrjen. Duke përdorur pajisjen e laboratorit, skuadra ka krijuar shishe shkëndija vetëtimash, që janë kapur, zbutur dhe janë kanalizuar në baterinë e smartfonit.

“Duke përdorur një rrymë alternative, të udhëhequr nga një transformues, mbi 200,000 voltë janë dërguar përgjatë një boshllëku prej 30mm, duke dhënë nxehtësi dhe ndriçim të ngjashëm me një shkëndijë të vetëtimës,” shpjegoi Palmer. “Sinjali më pas ishte larguar në një transformues të dytë kontrollues, duke na e mundësuar që ta mbushim telefonin.”

Ajo që ndodhi më pas ishte një befasi, tha shkencëtari. “Ne ishim të mahnitur me të parë që qarku i Nokia-s disi stabilizoi sinjalin e zhurmës, duke i mundësuar baterisë që të mbushet në vetëm pak sekonda.”

Sipas Palmer, ky eksperiment dëshmon që një pajisje mund të mbushet me një rrymë të transportuar me rrugë ajrore. Sidoqoftë, ne nuk rekomandojmë që të rrimë në një stuhi me vetëtima dhe që ka mundësi të na mbysë teksa e mbajnë një sinjalizues të semaforit të çmendur.

Në fakt – vetëtima, më saktë, vetëtima atmosferike është ende mjaft e rrezikshme dhe e paparashikueshme për përdorim në eksperimente, pa marrë parasysh aplikimet praktike. Më poshtë mund të shihni eksperimentin. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”RJTl2oqaWPs”]

LEXO EDHE:  Njerëzit janë të lodhur nga telefonët e shtrenjtë

Lajmet e fundit>