Vëzhgim

Shkencëtarët një hap më afër krijimit të kompjuterit kuantik

Publikuar , 09 Korrik 2009
0
Shkencëtarët një hap më afër krijimit të kompjuterit kuantik

Anasjelltas, është e mundshme të lëshohet përsëri energjia e absorbuar në një cak përkatës, me një rreze laserike të dytë. Kjo ndodhë për shkak se rrezja ndryshon gjendjen kuantike të molekulës, me rezultatin që drita rrezatuese është zmadhuar.

Shkencëtarët e ETH Zurich tani kanë qenë në gjendje të gjenerojnë rrezatime të simuluara duke përdorur vetëm një molekulë. Ata ishin ndihmuar në kë këtë përmes faktit që, në temperatura të ulëta, molekulat duket se rrisin hapësirën e dukshme të sipërfaqes së tyre për ndërveprim me dritën. Prandaj hulumtuesit vetëm kanë nevojë të ftohin molekulën në minus 272 gradë celsius (diçka jo praktike për shfrytëzim të përditshëm, por një hap i madh drejt të ardhmes).

Duke përdorur një rreze laserike për të përgatitur gjendjen kuantike të një molekule të vetme në një modë të kontrolluar, shkencëtarët munden në mënyrë të ndjeshme të zbusin ose të rrisin një rreze të dytë laserike. Ky modus i operimit është identik me atë të një transistori të zakonshëm, në të cilin potenciali elektrik mund të përdoret për të moduluar një sinjal të dytë.

Falë kësaj, transistori i ri nga molekula e vetme mundet që të të njëjtën kohë të hap rrugën për një kompjuter kuantik. Vahid Sandoghdar, profesor pranë Laboratorit të Kimisë Fizike në ETH Zurich tha: “Do të duhen shumë më shumë vite hulumtim para se fotonet të zëvendësojnë elektronet në transistorë. Në ndërkohë, shkencëtarët do të mësojnë të manipulojnë dhe të kontrollojnë sistemet kuantike në një rrugë të caktuar, duke i afruar ata më afër ëndrrës për një kompjuter kuantik”.

 

LEXO EDHE:  Aplikacioni YouTube për Apple TV ndërmori një tjetër hap në drejtimin e gabuar

Lajmet e fundit>