Blog

Shkencëtarët printojnë një zemër 3D me material qelizor

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Prill 2019
0
Aktualisht zemrat e krijuara nga printeri 3D mund vetëm të kontraktohen por hulumtuesit kanë një plan sesi ta bëjnë të funksionojë si zemër e vërtetë. Shkencëtarët printojnë një zemër 3D me material qelizor

Hulumtuesit e Universitetit të Tel Avivit me sukses arritën të printonin një zemër 3D duke përdorur qeliza dhe materiale biologjike të një pacienti.

Kjo mrekulli shkencore u publikua në revistën Advanced Science dhe hulumtuesit kishin arritur të printonin një zemër të tërë me qeliza, vena gjaku, ventrikulat e madje edhe barkushet e zemrës.

Ishte një arritje e madhe sepse përpjekja e parë kishte sjellë një rezultat të thjeshtë, një zemër pa vena.

Materiali qelizor u përdor si “bojë” për pjesën e printimit. Hulumtuesit mundën të krijonin modele komplekse indesh dhe eventualisht tërë zemrën.

Duhet të theksohet se zemra nuk është e madhe, është sa zemra e një lepuri. Por teknologjia që e mundësoi mund të çojë drejt prodhimit të një organi njerëzor që jo medoemos mund të jetë zemër.

Aktualisht zemrat e krijuara nga printeri 3D mund vetëm të kontraktohen por hulumtuesit kanë një plan sesi ta bëjnë të funksionojë si zemër e vërtetë.

Pasi të keni përfunduar do të përpiqen ti transplantojnë tek kafshët. Prej vitesh hulumtuesit kanë punuar mbi inde 3D të printuara me qëllimin për të krijuar organe funksionale të gatshme për transplant. Shkencëtarët e përfshirë në këtë projekt parashikojnë që 10 vitet e ardhshme printerët e organeve do të vendosen nëpër spitale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni i parë 5G i Huawei nuk do të jetë ai që keni menduar

Lajmet e fundit>