Analiza

Shkencëtarët synojnë t’i përdorin smartfonët në dedektues të tërmeteve

Publikuar , 01 Tetor 2013
0
Shkencëtarët synojnë t’i përdorin smartfonët në dedektues të tërmeteve

Për vite me rradhë, shkencëtarët janë munduar të mbledhin të dhëna në kohë reale mbi tërmetet.

Megjithatë, një artikull i publikuar ditët e fundit në Bulletin of the Seismological Society of America mund të ketë gjetur një mjet më të mirë për këtë punë: përdorimin e akselerometrit që gjendet në shumë prej smartfonëve modernë.

Në artikull shkruhet se akselerometrat e smartfonëve të sotëm janë mjaftueshëm të ndjeshëm ndaj tërmeteve me magnitudë prej pesë ose më shumë, kur ndodhen afër epiqendrës.

Duke marrë parasysh faktin se sa të përhapur janë sot smartfonët, shkencëtarët spekulojnë se në të ardhmen, modelet e reja të smartfonëve mund të përdoren për të krijuar një “rrjet urban sizmologjik”, përmes së cilit të transmetohen të dhëna gjeologjike në kohë reale drejt autoriteteve sa herë që ndodh një tërmet.

Autorët kanë bërë një paralelizëm me rrjetin e dedektimit të tërmetëve në Stanford, i cili lidh qendra sizmografike në një rrjet të ngjashëm.

Por, përdorimi i smartfonëve do të ishte një zgjidhje më efiçente duke qenë se ato janë më të lira dhe më të lehta për t’u mbajtur me vete në çdo lloj situate.

Sensori duhet të bëhet më i ndjeshëm para se të përdoret në fushë, por gjithsesi, autorët shprehen se sapo teknologjia të arrijë në këtë pikë, një akselerometër në smartfon do të ishte mjeti i përsosur për dedektimin e tërmeteve. (PCWorld Albanian)

Smartphone

LEXO EDHE:  Chrome do të kujdeset për sigurinë e fjalëkalimeve tuaja

Lajmet e fundit>