Vëzhgim

Shkencëtarët zbulojnë thjerrëz për mikroskop 3D

Publikuar , 21 Mars 2011
0
Shkencëtarët zbulojnë thjerrëz për mikroskop 3D

Profesori i asociuar Allen Yi dhe ekipi i tij kanë përdorur një vegël të zakonshme të bluarjes me një thikë të diamantit për të prerë formën e një mostre të caktuar nga një plastikë e zakonshme transparente e llojit plimetil-metakrilati, që ndryshe njihet edhe si xhami akrilik.

Rezultati i përfituar nga eksperimenti është një imitim i një diamanti të rremë, që ka një sipërfaqe të sipërme paksa më të ngritur dhe më të gjerë, dhe një pjesë të poshtme më të rrafshët.

Inxhinierët kanë vendosur thjerrëzën në një mikroskop me një kamerë që shikon drejt në sipërfaqen e vendosur përball një objekti të vogël nën të. Secila prej faqeve kap një imazh prej këndeve të ndryshme, dhe këto mund të kombinohen në një kompjuter për të krijuar një imazh 3D.

“Duke përdorur thjerrëzën tonë, paraqitet një proces i thjeshtë me atë sikur të vendosen disa mikroskop në një mikroskop” thekson hulumtuesi i post-doktorraturës Lei Li. “Për ne, pjesa më atraktive e këtij projekti është ajo që ne do të jemi në gjendje të shohim formën e vërtetë të mikro-mostrave, e jo vetëm një projektim dy dimensional të tyre”.

Yi thekson se thjerrëza e re mund të përdoret edhe tek mikroskopët ekzistues. Ajo mund të përdoret edhe në aspekte tjera, dhe ekipi thekson se mund të dizajnohet që të gjejë shfrytëzim në pajisjet e ardhshme të shikimit mikroskopik, pra sipas tyre në një moment kur thjerrëzat e shumta apo kamerat në lëvizje nuk do të jenë më të nevojshme.

Yi dhe Li gjithashtu kanë krijuar një bashkësi në formë rrjete të thjerrëzave të dizajnuara për tu përshtatur në një sensor optik, dhe një tjetër që përmban mbi 1,000 thjerrëza të vogla, ngjashëm me atë sesi mund të duket pamja përmes syve të një insekti. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>