Siguri

Shkencëtarët zhvillojnë detektor të eksploziveve të lëngëta

Publikuar , 26 Tetor 2009
0
Shkencëtarët zhvillojnë detektor të eksploziveve të lëngëta

Knut Urban, udhëheqës i një ekipi të fizikanëve nga Qendra Hulumtuese Juelich, tha se pajisja e tyre prototip mund të identifikojë përmbajtje të eksplozivit “për më pak se një sekondë”>

Qysh prej vitit 2006, pasagjerët janë lejuar të marrin vetëm sasi të vogla të lëngjeve në bord ose lëngje të blera në aeroport pas kalimit të pikave kontrolluese të sigurisë, gjë që është si rrjedhojë e një komploti të zbuluar (para një muaji u arrestuan me burgim të përjetshëm 3 mysliman nga Britania e Madhe për shkak se kishin me vete eksploziv të lëngët) për shkatërrimin e linjave ajrore të transatlantikut.

Teknologjia e re, e shpalosur në magazinën “Superconductor Science and Technology”, përfshinë analiza të lëngjeve përmes shfrytëzimit të një spektri të gjerë të valëve elektromagnetike që ofrojnë një pamje të detajuar molekulare të lëngut.

Ndalimet në Evropë janë vendosur në nëntor të vitit 2006. Pas kësaj periudhe, kremrat, gjelet për flokë, maskara, etj, mund të merreshin në bord vetëm në një qese plastike të tejdukshme, megjithëse sasitë më të mëdha të lëngjeve mund të barteshin tek bagazhi i kontrolluar.

Rregullat aplikohen për secilin aeroport brenda 27 anëtarëve të Unionit Evropian, dhe gjithashtu në shtetet tjera përfshirë edhe Shqipërinë, Kosovën, Norvegjinë, Islandën, Serbinë, Rusinë dhe Ukrainën.

Pavarësisht zhvillimit të detektorit, si aeroportet e vogla ashtu edhe aeroportet më të mëdha, që kanë mbi 10 milion fluturime vjetore, nuk do të jenë në gjendje të zbusin sanksionimet deri më 2012.

LEXO EDHE:  22 qytete Amerikane goditen në një sulm të koordinuar me ransomware

Lajmet e fundit>