Lajmet

Shkencëtarët Evropian konfirmojnë se leximi i bënë mirë trurit

Publikuar , 15 Nëntor 2010
0
Shkencëtarët Evropian konfirmojnë se leximi i bënë mirë trurit

Neuroshkencëtari Kognitiv Stanislas Dehaene nga Institut National de la Santé et de la Recherche Medicale në  Gif-sur-Yvette të Francës, dhe partnerët e tij prej Belgjikës, Brazili dhe Portugalisë, kanë përdorur një Imazhe nga Rezonanca Magnetike (fMRI) për të studiuar trurin e 63 të rriturve. Prej tyre 10 ishin analfabetë, 22 mësuan të lexojnë si të rritur, dhe 31 kanë mësuar të lexojnë qysh prej fëmijërisë.

Shkencëtarët gjetën se truri i të rriturve që mund të lexonin kishte një reagim më dinamik ndaj fjalëve të printuara në regjione të trurit që përpunon informatat vizuale. Ka pasur gjithashtu reagime të ngjashme edhe në zona të trurit që reagojnë ndaj informatave të ofruara përmes zërit.

Subjektet analfabet kanë përdorur zona të mëdha të regjionit të trurit që reagon ndaj imazheve të fytyrave, që është një dallim ndaj subjekteve të shkolluar. Kjo mund të nënkuptojë se njerëzit e shkolluar kanë më pak aftësi në njohjen e fytyrës, dhe eksperimentet janë veçse duke u marrë me këtë çështje për të shikuar nëse kjo është e vërtetë apo jo. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Si Windows XP edhe Windows 7 "refuzon" të vdesë

Lajmet e fundit>