Lajmet

Shkencetarët japonez krijojnë imazhe 3D të cilat mund t’i prekni

Publikuar , 16 Shtator 2009
0
Shkencetarët japonez krijojnë imazhe 3D të cilat mund t’i prekni

Adhuruesit e Star Wars e dinë se çfarë do të kishte bërë Luke nëse holografim i Leia Organa-s, që buron nga projektori i R2D2, do të ishte i prekshëm në çfarëdo shkalle. Duke kaluar një hap përtej Star Wars dhe duke udhëtuar në territorin e Star Trek, shkencëtarët japonez që i përkasin kohës tonë kanë arritur të krijojnë një hologram që mund të preket.

Nëse kjo do të thotë se replikatorët dhe holodekat do të paraqiten në treg brenda dekadave të ardhshme mbetet të shihet, megjithatë mos u emocioni shumë për këto “imazhe” fizike: ato nuk do të ofrojnë tekstura ose sensacione tjera të ngjashme. Në fakt, kur një përdorues kalon dorën përmes hologarmit, e vetmja ndjenjë që do të paraqitet është presioni (shtypja). Kjo arrihet duke dërguar valë ultrasonike përmes imazhit.

Sipas Reuters, shkencëtarët japonez në fakt janë duke përdorur dirigjuesin nga Nintendo Wii për të përcjellë dorën e njeriut, që është e montuar mbi ambientin e shfaqjes së hologramit. Deri më tani, ata kanë testuar vetëm objekte të thjeshta holografike, megjithatë ka plane për përdorim të teknologjisë në një aplikim më praktik siç është spitali, duke prodhuar një ndërprerës virual në një ambient ku kontaminimi përmes prekjes mund të shkaktojë probleme.

Hiroyuki Shinoda, profesor pranë Universitetit të Tokios dhe një prej zhvilluesve të teknologjisë ka thënë se teknologjia e re eventualisht do të mund të zëvendësojë objektet tjera fizike, duke i kursyer kompanive të holla dhe në anën tjetër duke qenë produkt ambiental. Nuk ka fjalë çfarë do të ndodhë kur raca njerëzore e industrisë pornografike do të fus duart në këtë teknologji.

LEXO EDHE:  Banka Qendrore Evropiane: Kriptomonedhat si Libra të rrezikshme për sistemin financiar

Lajmet e fundit>