Siguri

Shkencëtari “infektohet” me virus kompjuterik

Publikuar , 27 Maj 2010
0
Shkencëtari “infektohet” me virus kompjuterik

Sky News ka raportuar se Dr. Mark Gasson, një ekspert kibernetik pranë Universitetit të Readingut, ka pasur një çip kompjuterik të implantuar në dorën e tij.

Çipi është programuar që të hap dyer të sigurisë në laboratorin e tij dhe të sigurojë që vetëm ai të jetë në gjendje ta ndezë dhe ta përdorë celularin e tij. Por Dr. Gasson duket se ka infektuar çipin me një virus kompjuterik, që më pas në mënyrë automatike ka transmetuar dhe ka ndikuar në sistemin e sigurisë së laboratorit.

“Në momentin që sistemi infektohet, secili që futet në objekt me kartelën e tij do të jetë gjithashtu i infektuar” tha ai për Sky NEws.

Virusi në çipin e tij është beninjë. Por një kod kompjuterik i dëmshëm ka gjasa tu jap qasje në objekt kriminelëve. Dr Gason ka thënë se eksperimenti i tij gjithashtu ekspozon lëndueshmërinë në çipat e tanishëm, që çdo ditë po implantohen në pacientë në nevojë.

Paqeruajtësit e zemrës përmbajnë mini-kompjuterë që kontrollojnë rrahjet e zemrës dhe komunikojnë me doktorët përmes një lexuesi special që mbahet në anën tjetër të lëkurës. Por nëse një virus do të transmetohej në pajisje, pasojat do të ishin fatale.

LEXO EDHE:  59,000 sulme kibernetike janë raportuar në Evropë vitin e fundit

Lajmet e fundit>