Analiza

Shkencëtari parashikon shkarkimin e trurit

Publikuar , 22 Shtator 2009
0
Shkencëtari parashikon shkarkimin e trurit

Bruce Katz, që është një ligjërues për inteligjencë artificiale në Universitetin e Sussex në Britaninë e Madhe, deklaroi për magazinën H+ se bota është në prag të një neuro-revolucioni. Ai tha se neuro-inxhinieria është duke avancuar nga niveli i impianteve nervore në pajisje që do të zmadhojnë dhe shpejtojnë të menduarit.

Katz tha se është më lehtë të zmadhohet kreativiteti sesa inteligjenca e pastër. Inteligjenca  duket të jetë një koleksion i rëndë i proceseve, ndërsa kreativiteti është më i ngjashëm me një gjendje. Por ai tha se njerëzit nuk duhet të bazohen në natyrë për të prodhuar kombinimin e IQ së lartë një në një milion, sepse kjo do të jetë e mundur të ndërtohet në substrate nervore.

Ai shtoi se caku i kësaj teknologjie të re te truri është lirimi nga limitet e trurit të njeriut.

Evolucioni ka marrë trurin deri në këtë kohë por duket se ka ndaluar punën në departamentin e dizajnit. Katz thekson se truri mesatar kishte limite afatshkurta të memories dhe ka ruajtur të dhëna afatgjata sikur një hard disk kompjuterik në vitin 1990. Gjersa truri ishte një sistem i mirë për procese paralele, secili neuron kishte një procesor të ngadalshëm.

Katz thekson se gjëja më e mirë ishte shkarkimi i trurit në një makinë të avancuar. Sipas parashikimit të tij disa prej tyre do të jenë të pranishme brenda dekadave të ardhshme.

Lirimi i mendjes prej këtij organi të limituar megjithëse të jashtëzakonshëm do të lejojë manipulimin e drejtpërdrejtë të të menduarit, dhe kjo do të prodhojë shumicën e rritjes së inteligjencës, kreativitetit dhe arritjen e harmonisë me të gjitha qeniet tjera në tërë universin.

LEXO EDHE:  5G është afro tre herë më i shpejtë se 4G por jo kudo

Lajmet e fundit>