Lajmet

SHKI mbledh përfaqësuesit e kompanive të shumta të telekomunikacionit, për të ligjëruar në ANV

Publikuar , 14 Korrik 2017
0
Së fundi, janë përmendur edhe platformat ekzistuese, faktorët e përzgjedhjes dhe trendët më të fundit në këtë fushë. SHKI mbledh përfaqësuesit e kompanive të shumta të telekomunikacionit, për të ligjëruar në ANV Photo Source: UBT

Aktiviteti i Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në ANV, ka vazhduar me ligjëratën e përfaqësuesve të kompanisë “Sentry”, Drinor Selmanaj dhe Kujtim Kryeziu, të cilët trajtuan temën: “Hacking and Digital Security”, ku kanë diskutuar për praktikat më të mira të sigurisë kibernetike.

Tutje, aktiviteti ka vazhduar me ligjëratën e Artan Salihut, mbi temën “Cloud Computing”.

Në këtë ligjëratë, Salihu ka trajtuar fillimisht konceptin e Cloud Computing dhe arkitekturën e saj, pastaj ka vazhduar me SDN-në dhe NFV-në, si teknologji të cilat po promovojnë aplikimin komercial të Cloud Computing dhe po ndryshojnë botën e rrjetave telekomunikuese.

Së fundi, janë përmendur edhe platformat ekzistuese, faktorët e përzgjedhjes dhe trendët më të fundit në këtë fushë.

Aktiviteti është përmbyllur me përfaqësuesit e Zombie Soup, të cilët kanë vazhduar ligjërimin e temës “Gaming”, ku në këtë ligjëratë vendimtare për të vazhduar punën në projekte, kanë diskutuar idetë e lojërave të grupeve dhe kanë përmbledhur konceptet bazë për zhvillimin e lojërave në Unity. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Me “Secret of Success” Komisioni Evropian promovon sipërmarrjet e vogla dhe te mesme, ICTSmedia përfaqëson Shqipërinë

Lajmet e fundit>