Blog

Shkolla finlandeze në Tiranë. Më 19 dhe 20 Prill zhvillohen ditët informuese

Publikuar , 18 Prill 2018
0
Dallimi kryesor i Shkollës Finlandeze me çdo shkollim që ofrohet në rajon deri më sot është tek qasja e të mësuarit - ajo ndodh kudo: në klasë, në korridor, në laboratoret e specializuara, në punëtorinë e shkollës apo jashtë në natyrë. Shkolla finlandeze në Tiranë. Më 19 dhe 20 Prill zhvillohen ditët informuese

Shkolla Finlandeze në Tiranë ka kënaqësinë t’ju ftojë në Ditët e saj Informuese me 19 dhe 20 Prill ora 11:00-19:00.

Drejtuesit dhe përfaqësues nga stafi akademik, mirëpresin miqtë, prindërit dhe mediat e interesuara, për t’i njohur me nismën më të re në fushën e arsimit në vend, me programin, mundësitë e regjistrimit dhe gjithçka lidhet me shkollën finlandeze në Tiranë.

Ditët Informuese zhvillohen në Talent Garden Tirana (TAG), Rruga Donika Kastrioti, Tiranë.

Drejtoresha e Shkollës, Tuovi Ronkainen dhe stafi i saj do të prezantojnë mënyrën alternative të të nxënit duke përmendur praktikat dhe rezultatet e shkollave finlandeze në botë.

Shkolla do të fillojë funksionimin e saj në Shtator 2018 dhe do të shfrytëzojë një pjesë të mjedisit madhështor të kampusit të Kolegjit Independent në malin e Dajtit, me mbi 60,000 m2 hapësirë të gjelbëruar, pishinën, mjediset sportive dhe kampusin modern.

Për vitin e parë shkollor 2018-2019 Shkolla Finlandeze do të funksionojnë në nivelet nga parashkollor deri në klasën e 6-të.

Dallimi kryesor i Shkollës Finlandeze me çdo shkollim që ofrohet në rajon deri më sot është tek qasja e të mësuarit – ajo ndodh kudo: në klasë, në korridor, në laboratoret e specializuara, në punëtorinë e shkollës apo jashtë në natyrë.

Nxënësit kënaqen shumë dhe vijnë me dëshirë në shkollë. Nuk ka detyra shtëpie (ose ka shumë pak), nuk ka vlerësim me notë (deri ne klasën e 6-të) dhe nuk ka dallime mes nxënësve, pasi të gjithë nxënësit tanë janë shumë të mirë.

Nxënësit vlerësohen për të parë progresin dhe për t’i ndihmuar që të arrijnë maksimumin e kapacitetit të tyre. Gjithashtu, teknologjia e përdorur është në nivelin më të lartë dhe e zhvilluar në Finlandë, vendi me pedagogjinë numër një në botë.

LEXO EDHE:  Shfletuesi i ri i Microsoft do të funksionojë me shtojcat e Chrome

Sigurimi i cilësisë së shkollës bëhet nga EduCluster, organizata kryesore në Finlande në këtë fushë. Çdo vit prindërit marrin raportin nga EduCluster, e cila garanton cilësinë e shkollës sonë.

Për të aplikuar për t’u bërë pjesë e shkollës, ju lutemi plotësoni formularin në këtë link: https://goo.gl/forms/WIsHdP7iGgUvCZCr1.

Jeni të mirëpritur të kontaktoni nëse doni të bëni një vizitë në kampus apo takim me stafin dhe drejtoreshën e shkollës.

Lajmet e fundit>