Harduer

Shkon në 8 numri i padive kundrejt Apple për ngadalësimin e qëllimtë të iPhone

Publikuar , 27 Dhjetor 2017
0
Eksperimenti i Apple filloi me iPhone 6, iPhone 6S dhe vijoi me iPhone SE dhe iPhone 7. Shkon në 8 numri i padive kundrejt Apple për ngadalësimin e qëllimtë të iPhone

Apple ka mashtruar përdoruesit e iPhone duke u ngadalësuar telefonët e tyre pa paralajmërim për të kompensuar performancën e dobët të baterisë sipas tetë padive dërguar në drejtim të gjigandit të iPhone.

Të gjitha paditë janë dërguar në Gjykatat e Distriktit të Kalifornisë, të Nju Jorkut dhe Ilinoisit.

Një rast i ngjashëm u shfaq edhe në një gjykatë Izraelite të Hënën sipas Haaretz.

Për herë parë kompania pranoi javën e kaluar ngadalësimin e iPhone që nga viti i kaluar.

Eksperimenti i Apple filloi me iPhone 6, iPhone 6S dhe vijoi me iPhone SE dhe iPhone 7.

Me anë të një përditësimi Apple reduktonte performancën dhe ata modele që se kishin marrë përditësimin ende mund të fikeshin papritur edhe me 50% bateri.

Një prej padive thoshte se paaftësia e baterisë për të përballuar shpejtësinë e procesorit pa një përditësim në të vërtetë është një defekte. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e kompjuterave vijojnë të bien, HP dhe Lenovo dy prodhuesit e mëdhenj

Lajmet e fundit>