Lajmet

Shkon në 87 milion numri i përdoruesve të prekur nga skandali Cambridge Analytica

Apr 5 2018
0 Shpërndarje
Gjatë një konference për shtyp ai tha se ata kishin besuar tek përgjegjshmëria e përdoruesve por sipas tij e kishin pasur gabim. Shkon në 87 milion numri i përdoruesve të prekur nga skandali Cambridge Analytica Photo Source: Reuters

Facebook beson se të dhënat e 87 milion përdoruesve janë prekur nga skandali Cambridge Analytics, shumë më tepër sesa u raportua fillimisht.

Kjo shifër ishte 50 milion kur u zbulua nga whistleblower-i Kristofer Wylie.

Shefi ekzekutivi i Facebook Mark Zuckerberg tha se “duhej të kishim bërë më shumë por tani duhet harruar sa më parë ky skandal.”

Gjatë një konference për shtyp ai tha se ata kishin besuar tek përgjegjshmëria e përdoruesve por sipas tij e kishin pasur gabim.

Gjithashtu ai filloi një audit të brendshëm menjëherë pas problemeve. Njerëz keqdashës kanë abuzuar me lirinë që u kemi besuar.

Pjesa më e madhe e përdoruesve të prekur jetojnë në SHBA dhe vetëm 16 milion besohet se janë nga vendet e tjera të botës. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>