Vëzhgim

Shkrime me ndihmë teknologjike

Publikuar , 06 Nëntor 2008
0
Shkrime me ndihmë teknologjike

 

Testimi i lapsit
Mund të gjeni dy lloje të lapsave digjital. Njëri i modeluar nga Iogear Mobile Digital Scribe (130$, iogear.com), i cili përdorë një pranues infrared me madhësi gishti të vendosur në maje të faqes tuaj që regjistron lëvizjet e lapsit. Për të ngarkuar pamjen e letrës, vetëm zhvendoseni pranuesin nga faqja dhe kyçeni në portin USB të kompjuterit tuaj. Pastaj atë mund t’ia dërgoni kolegëve me e-mail si skedar JPEG apo edhe ta konvertoni në tekst të editueshëm. Fatkeqësisht, softueri për njohjen e shkrimit të dorës nga Scribe, Vision Objects’ My Script Notes Lite, nuk ka çka të shkruhet për të. Për shembull thënia e vjetër “jam mësuar të jem i lodhur, tani dëshiroj të jem i kënaqur”, u ndryshua në “kam mësuar i lodhur, tash jam i kënaqur”. Gjatë njohjes së shkrimit softueri i kalon apo i shton disa shkronja që mund t’ia humbin kuptimin fjalisë. Lajmi i mirë: Ju mund ta shikoni tekstin tuaj të shkruar me dorë dhe tekstin e konvertuar njëri mbi tjetrin, e që e bënë më të lehtë korrigjimin e gabimeve. Gjithashtu mund të krijoni një profi l personal me të cilin e mësoni programin se si e shkruani shkronjën H dhe mos ta ndryshojë atë në N, por ky tipar është i disponueshëm vetëm nëse e bleni versionin e plotë My Script Notes, që kushton 20 euro(rreth 30 dollarë). Live Scribe Pulse Smart Pen (me çmim prej 149$ deri në 199$) tek livescribe.com është një tregim në vete. Lapsi Pulse i cili ka një madhësi më të madhe përdorë senzorë infrared të integruar në maje dhe letër speciale me një rrjet elektrik të padukshëm të shtypur për ta orientuar lapsin në faqe. Përveç marrjes së shënimeve tuaja, lapsi gjithashtu regjistron edhe audio dhe sinkronizon zërin me atë çka keni shkruar. Prekni diku në shënimet tuaja dhe pajisja do të lëshojë pjesë të regjistrimeve të caktuara me përpikëri të mrekullueshme. Kështu që ju mund të shkruani “mbajë mend këtë” në faqe dhe kur t’i shtypni ato faqe ju do të dëgjoni informacionin që dëshironi të mbani mend. (Kjo mundësi punon vetëm me letër të veçantë nga LiveScribe; një pako me katër fl etore 100 faqe që kushton 20$). Kur të lidhet me kompjuter, lapsi i ngarkon shënimet tuaja në PC, nga ku mund t’i editoni apo shpërndani ato me përdorues të tjerë të Pulse në web faqen e LiveScribe. Pulse nuk vije me asnjë program për njohje të shkrimit të dorës, por mund të përdoret My Script Notes. Pulse mund të bëjë disa gjëra tjera interesante gjithashtu. Shkruani një fjalë në anglisht dhe ai do t’a tregojë në arabisht, mandarine, spanjisht apo suedisht duke shfaqur përkthimin në ekranin e vogël LCD të lapsit. Shkruani një problem matematikorë (34,567 x 2.342 =), dhe Pulse do ta shfaq rezultatin e saktë (80,955,914). Vizatoni një tastierë të pianos në faqe dhe pastaj lapsi do të luaj të gjitha notat ashtu si i prekni në faqe. Mostrat demo të këtyre aplikacioneve vijnë së bashku me Pulse; versioni i plotë do të jenë në dispozicion ndaras gjatë fundit të këtij viti. Nëse ju duhet lapsi Pulse varet se sa shumë kohë harxhoni duke marrë shënime me dorë. Por teknologjia është mbresëlënëse dhe Pulse mund të jetë një nga pajisjet e para në listën e gjatë që do t’i bartim tërë kohën me vete ngado që shkojmë. Kjo është diçka që e mbaj në mend.

LEXO EDHE:  Lufta e Instagram me popullaritetin fals jep efektet e para

Lajmet e fundit>