Lajmet

Shkruani e-maile pa “ndjenja” që të merrni përgjigjje

Publikuar , 14 Tetor 2013
0
Shkruani e-maile pa “ndjenja” që të merrni përgjigjje

ku-bigpicNa ndodh shpeshherë t’u dërgojmë e-maile njerëzve që janë shumë të zënë me punë dhe jo rrallë herë përgjigjjet na vonohen ose ndonjëherë mund të mos vijnë fare.

Jo gjithmonë arsyeja është se personi ka shumë punë dhe nuk ka asnjë minutë kohë për të kthyer përgjigjje. Ka raste kur është mënyra se si e kemi shkruar ne e-mailin ajo që bën të marrim përgjigjje me vonesë.

Së pari duhet të keni parasysh që t’i shkruani e-mailet sa më të shkurtra, konçize, të organizuara dhe drejt e në temë. Tre janë pikat kryesore ku duhet të bazoheni:

Pse dhe si mund t’ju ndihmoj. Njerëzit që janë shumë të zënë me punë nuk kanë ndonjë interes për t’ju takuar nëse nuk keni çfarë t’u ofroni në shkëmbim. Duke ju dhënë diçka që në fillim, fitoni vëmendjen e tyre.

Kjo duhet të jetë pjesa më e gjatë e e-mailit dhe sigurohuni që të përfshini diçka nga përvoja juaj personale.

Pse po ju shkruaj. Shkruajeni qartë dhe në mënyrë konçize arsyen. Hyni drejt e në temë sepse ky nuk është e-maili i parë i këtij lloji (pa ndjenja e pa i rënë rrotull) që po merr personi në fjalë. Sa më shkurt aq më mirë.

Pse pikërisht tani? Dhe çfarë dua unë? Kjo është pjesa ku duhet t’i thoni personit se çfarë prisni prej tij. Sa më të saktë të jeni, aq më mirë. Ndonjëherë mund të sugjeroni edhe një ditë takimi në vend që të lini një opsion të hapur. (PCWorld Albanain)

LEXO EDHE:  Pse duhet të përdorni një menaxher fjalëkalimesh?

Tags >

email
Lajmet e fundit>