Ja se si

Shndërrojeni Windows 7 në Android

Publikuar , 05 Tetor 2011
0
Shndërrojeni Windows 7 në Android

Android Skin Pack është një pako e shndërrimit, e zhvilluar nga Hamed Danger, që e shndërron Windowsin që e keni në kompjuterin personal në Android duke instaluar disa pako me ikona për aplikacione, pamja hyrëse e Androidit dhe më shumë.

Kryerja e këtij shndërrimi është mjaft e lehtë pasi që pakoja Android Skin është thjesht një instalues dhe nuk iu kërkon ndonjë gjë të vështirë. Për shkak se shpesh është mjaft vështirë të fshihen pakot e theme-ave të ndryshëm, do të ishte mirë që ta bëni një backup përpara se ta provoni këtë shndërrim.

Shkarkoni instaluesin e pakos Android Skin për Windows 7 [klikoni këtu për versionin 32 bit; klikoni këtu për versionin 64 bit].

SI TA INSTALONI NË WINDOWS

1.       Shkarkoni pakon Android Skin nga lidhja e mësipërme duke pasur parasysh edhe versionin e sistemit operativ që e keni instaluar.

2.       Lëshojeni instaluesin, ku do të shihni një ekran me opsione të ndryshme si patchi UXTheme, skedarët dhe/ose ndonjë gjë shtesë. Klikoni në instalues pasi ta keni bërë zgjedhjen nga ato.

3.       Sapo të mbarojë instalimi, ju do të ju kërkohet që ta rifilloni kompjuterin tuaj. Bëjeni këtë, pasi që të keni klikuar finish.

4.       Pasi të ketë rifilluar sistemi, ju do të shihni një pamje të re dhe ndriçuese të sistemit operativ Android.

Tani ju e keni stolisur Windowsin tuaj me ndërfaqen e Androidit.

Vëmendje: Për çështje të sigurisë, ju mund ta krijoni një pikë kthyese në Windows 7 përpara se ta instaloni këtë theme. Nëse diçka nuk shkon mirë, ose nuk iu pëlqen, atëherë ju mund ta riktheni Windowsin në gjendjen e kaluar./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy S10

Lajmet e fundit>